Fatih Hafız Mehmet
12 Janar 2019•Përditësim: 13 Janar 2019
ANKARA (AA) – Ushtria turke ka "neutralizuar" së paku 23 terroristë anembanë vendit gjatë dy javëve të fundit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se një ushtar turk ka rënë dëshmor dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë periudhës së njëjtë midis datës 28 dhe 11 janar.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.