Yusuf Okur
04 Mars 2025•Përditësim: 04 Mars 2025
Një kaproll i gjetur në det nga peshkatarët në rrethin Hopa të qytetit turk Artvin është shpëtuar duke hedhur rrjeta, raporton Anadolu.
Peshkatarët që filluan peshkimin në Detin e Zi, vunë re një kaproll i cili po lëvizte në dallgët.
Ata hodhën rrjetën e tyre në det dhe e sollën kaprollin në varkë. Më vonë kaprolli iu dorëzua ekipeve të Parqeve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës.
Më pas kaprolli, i cili u kontrollua nga veterineri, u lëshua në zonën pyjore.
Atıf Çiçek, një nga peshkatarët që shpëtoi kaprollin, tha në deklaratën e tij se panë një krijesë që lëvizte në sipërfaqen e detit dhe shkuan drejt saj.
"Me ndihmën e miqve e morëm në kuvertën tonë. Njoftuam Parqet Kombëtare. Ua dorëzuam dhe më pas e lëshuan në natyrë. Jemi të lumtur të shpëtojmë jetë. Ne dalim në det për të peshkuar. Hera e parë që hasa një kaproll. Kjo mbeti si kujtim", tha Çiçek.