Shpetim Hiseni
17 Prill 2025•Përditësim: 23 Prill 2025
"Su", një nga macet e llojit "Van" që është nën mbrojtje në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit të Maceve Van të Universitetit "Yüzüncü Yıl" dhe u zgjodh e para në konkursin ndërkombëtar, ka lindur pesë kotele, raporton Anadolu.
Falë punës së kryer në Qendrën e Kërkimit dhe Aplikimit, brezi i maceve Van vazhdon të mbrohet.
Macet Van janë një racë e rrallë dhe e lashtë nga Türkiye, të njohura për gëzofin e tyre të bardhë, sytë me ngjyra të ndryshme dhe dashurinë për notin.