Turkish Airlines rifillon fluturimet drejt Tiranës
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimit e Turkish Airlines, fluturimet drejt Tiranës do të kryhen shtatë herë në javë.
Stamboll
Turkish Airlines (THY) ka rifilluar fluturimet drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimit e THY-së, fluturimet drejt Tiranës do të kryhen shtatë herë në javë.
Fluturimet që nisen nga Aeroporti i Stambollit do të lidhin Tiranën me rrjetin global të fluturimeve të THY-së, duke u ofruar pasagjerëve mundësi udhëtimi të rehatshëm dhe lidhje të pandërprera drejt vendeve të ndryshme të botës përmes Turqisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
