Kenan Irtak
05 Mars 2025•Përditësim: 05 Mars 2025
Turkish Airlines (THY) renditet e treta në botë për nga kapaciteti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe pjesën e tregut të ngarkesave, transmeton Anadolu.
Drejtori i Përgjithshëm i THY, Bilal Ekşi në një postim nga llogaria e tij në median sociale, duke përcjellë të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), tha se Türkiye ka shënuar rritje.
"THY po fluturon lart. Të jesh i treti në botë nuk është gjë e vogël. THY u bë e treta në botë për nga kapaciteti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe pjesa e tregut të ngarkesave. Ne ishim të 13-të në pasagjerë dhe të 26-të në ngarkesa në vitin 2012. Tani jemi ngjitur në vendin e tretë. Jemi krenarë në emër të vendit tonë", deklaroi Ekşi.
Sipas të dhënave të IATA-s, në vitin 2024 THY u renditet e treta në botë dhe e para në Evropë midis "rrjetit të linjave ajrore" me një pjesë të tregut ndërkombëtar të pasagjerëve prej 3.4 për qind.
Gjithashtu edhe filiali i THY Turkish Cargo u ngjit në vendin e tretë globalisht me 5.7 për qind të tregut.