Ekip
25 nëntor 2020•Përditësim: 25 nëntor 2020
Autoritetet e Tunizisë, sipas një dekreti zyrtar, kanë vendosur për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tunizia për herë të parë njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 2015 pas një sulmi terrorist.
Nën gjendjen e jashtëzakonshme, Ministrisë së Punëve të Brendshme i jepen kompetencat për të ndaluar grupimet dhe tubimet, për të imponuar shtetrrethim dhe për të shtrënguar organizatat e medias.
Sipas grupeve të të drejtave, masa të tilla përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime të përhapura.