Sena Güler
25 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Tunizia arrestoi të enjten 28 shtetas egjiptianë të cilët po peshkonin në mënyrë të paligjshme në brigjet e qytetit Sfaks, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria përmes një deklarate tha se ekipet e rojeve bregdetare zbuluan dy anije dhe ndaluan peshkatarët në bord, në juglindje të ishullit Kerkennah.
Ministria theksoi se peshkatarët u dërguan në një bazë detare në Sfaks për të filluar procedurat ligjore.
Zyrtarët egjiptianë ende nuk kanë dhënë deklaratë lidhur me këtë çështje.
Më parë, Tunizia arrestoi gjithashtu 17 egjiptianë për peshkim të paligjshëm.