Dildar Baykan
04 shtator 2020•Përditësim: 04 shtator 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëri thirrje që t'i falet jeta mundësit 27-vjeçar, Navid Afkari për të cilin kërkohet ekzekutim me vdekje sepse ka marrë pjesë në protestat anti-qeveritare në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Trump tha: "Dëgjojmë se Irani do të ekzekutojë yllin e mrekullueshëm dhe të famshëm, mundësin 27-vjeçar Navid Afkari. Akti i vetëm i tij është pjesëmarrja në protestat kundër qeverisë".
Pasi ka bërë të ditur se protestuesit në Iran protestuan kundër përkeqësimit të ekonomisë dhe inflacionit në vend, Trump tha: "U bëj thirrje liderëve iranianë që të falin jetën e këtij njeriu të ri. Do të jem shumë i lumtur nëse nuk e ekzekutoni atë".