Trump shpall vendimin reth Jerusalemit, reagime nga e gjithë bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është koha që Jerusalemi dhe zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit
06 dhjetor 2017•Përditësim: 07 dhjetor 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka përshëndetur vendimin e Trumpit për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.