Övünç Kutlu
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot ka refuzur të marrë pjesë në debatin e dytë virtual presidencial me kandidatin demokrat Joe Biden, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk do të bëj debat virtual. Kjo nuk është ajo që ka të bëjë me debatin", tha Trump për "Fox Business", një orë pasi komisioni organizues njoftoi se debati i javës tjetër do të mbahet virtualisht.
Ai argumentoi se Komisioni për debatet presidenciale po "përpiqet të mbrojë" kundërshtarin e tij Biden.
Më parë, komisioni tha se debati që ishte planifikuar të zhvillohej në Miami, Florida më 15 tetor, do të ishte në formën e një takimi virtual në mënyrë që të "mbrojë shëndetin dhe sigurinë e të gjithë të përfshirëve".
Trump, i cili rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 javën e kaluar është kthyer të hënën në Shtëpinë e Bardhë pas disa ditësh në spital.
Debati i parë presidencial më 29 shtator mes dy kandidatëve ishte i ashpër për rreth 90 minuta.