Tevfik Durul
25 janar 2017•Përditësim: 25 janar 2017
PEKIN (AA) – Pas mesazhit se Washingtoni do të mbrojë interesat e SHBA-ve në Detin e Kinës Jugore dhe do të mbrojë qasjen e lirë në ujërat ndërkombëtare, autoritetet e Kinës iu kundërpërgjigjën presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe administratës së tij se “nuk kanë çfarë të mbrojnë në këtë det”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta shtetërore kineze “China Daily“ në edicionin e fundit ka publikuar një tekst në të cilin i përgjigjet deklaratave të fundit të Washingtonit zyrtar, ndërsa në të thuhet se Kina nuk dyshon se administrate e SHBA-ve do të tentojë që çështjen e Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore t’i përdor si adut në konkurrencën strategjike me Kinën.
Kandidati për sekretar shtetëror amerikan në administratën e Trumpit, Rex Tillerson para do kohe deklaroi se SHBA-të duhet t’ia ndalojnë Kinës qasjen në Detin e Kinës Jugore, ndërsa “China Daily” shkruan se kjo “politikë agresive” mund të shkaktojë pasoja katastrofale nëse shndërrohen në aktivitete konkrete.
Duke përmendur edhe mesazhin e djeshëm të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer në të cilin paralajmëroi se Washingtoni do të mbrojë interesat e saj në Detin e Kinës Jugore, “China Daily“ paralajmëroi se këto janë tregues të qartë të rritjes së tensioneve dhe mundësisë së shpërthimit të konfliktit amerikano-kinez.
Autoritetet kineze pohojnë se e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo që është paraqitur nga fotografitë satelitore në të cilat shihet se si ushtria kineze ndërton bazë në Detin e Kinës Jugore.
“Trump dhe ekipi i tij nuk kanë çfarë të mbrojnë në Detin e Kinës Jugore. Nëse në këtë rajon shpërthen luftë, kjo do të ndodh vetëm për shkak të aktiviteteve të ushtrisë amerikane”, thuhet në tekstin e gazetës proqeveritare “China Daily“.
Kontakti me liderin tajvanez shkaktoi tensione
Pekini zyrtar ashpër ka kritikuar edhe bisedën e muajit të kaluar telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit tajvanez Tsai Ing-Wena, ndërsa këtë kontakt e vlerësuan si shkelje të ashpër të kodit diplomatik.
Kina është e shqetësuar për shkak të politikave kritikuese amerikane të Trumpit të cilat Pekini zyrtar nga viti 1979 e konsideron si përfaqësues të vetëm legal të popullit kinez. Trump para emërimit në postin e presidentit të SHBA-ve paralajmëroi se do të negociojë me Kinën për revidim të politikës së saj të “Një Kine”.
Ai edhe përmes Twitter-it porositi se nuk ka nevojë të konsultohet me Pekinin nëse duhet të pranojë ftesën e liderit tajvanez, ashtu sikur që Kina nuk pyet SHBA-të kur ndërton baza ushtarake në Detin e Kinës Jugore.
Duke u referuar në hartat e vitit 1940, Kina konsideron se asaj i takojnë 80 përqind të sipërfaqes së Detit të Kinës Jugore që shtrihet në afër tre milionë kilometra katrorë.
Kontesti kyç për Detin e Kinës Jugore janë resurset e pasura natyrore
Me ndërtimin e ishujve artificial në të cilat ngre bazat ushtarake, Kina tenton të mbajë kontrollin e Detit të Kinës Jugore.
Bëhet fjalë për një rajon me burime të pasura nëntokësore të resurseve natyrore, për shkak të cilës për të drejtën në këtë rajon me dekada kontestojnë Kina, Vietnami, Filipinet, Brunei, Malajzia dhe vendet tjera fqinje.
Deti i Kinës Jugore paraqet rrugë të rëndësishme të transportit tragtar global ku në vit mundëson shkëmbimin tregtar prej afër pesë trilionë dollarëve. Ish-administrata e presidentit amerikak Barack Obama mbante qëndrimin se ujërat kontestuese të Detit të Kinës Jugore kanë karakter ndërkombëtar dhe jo rrallë herë ka dërguar elemente ushtarake.
Obama ka akuzuar Kinën se po shkel të drejtën ndërkombëtare me ndërtimin e ishujve artificial dhe “militarizimin” e ujërave ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore.