Hasan Esen
25 janar 2017•Përditësim: 25 janar 2017
BRUKSEL (AA) – Në operacionet në kuadër të hetimeve kundër luftëtarëve në fushëbetejat e huaja në Bruksel u arrestuan shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria Federale e Belgjikës ka deklaruar se bastisjet janë kryer në orët e natës në tetë adresa në rajonet Molenbeek, Shaerbeek, Anderlecht dhe Laeken.
Gjatë bastisjeve nuk janë gjetur armë dhe eksplozive ndërsa thuhet se bastisjet nuk kishin të bëjnë me sulmet terroriste në Bruksel dhe Paris, por me personat që janë kthyer nga fronti sirian.
Belgjika është një nga vendet evropiane ku më së shumti njerëzit i bashkangjiten organizatës terroriste DEASH. Ministri i Brendshëm belg Jan Jambon me 26 prill 2016 deklaroi se janë 611 shtetas belgë që kanë shkuar në frontet e Irakut apo Sirisë, atje janë vrarë ose janë duke planifikuar që të shkojnë në këto zona.
Në një seri sulmesh terroriste në Paris të kryera më 13 nëntor 2015, mbetën të vrarë 130 persona. Të dyshuarit për sulmet kishin jetuar në Bruksel. Organizatori i sulmeve Salah Abdselam, i cili u kthye në Bruksel, u kap pas disa muajsh.
Përgjegjësinë për sulmet e mori përsipër organizata terroriste DEASH, pas së cilës pasuan shumë operacione anti-terroriste.