Bota

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë "së shpejti"

Presidenti amerikan tha të mërkurën se lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të përfundojë "së shpejti", sepse sipas tij sulmet nuk kanë lënë "praktikisht asgjë për të synuar" në vend

Michael Gabriel Hernandez  | 11.03.2026 - Përdıtësım : 11.03.2026
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë "së shpejti"

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të përfundojë "së shpejti", sepse sulmet nuk kanë lënë "praktikisht asgjë për të synuar" në vend, transmeton Anadolu.

"Pak kjo e ajo - kur të dua të përfundojë, do të përfundojë", tha presidenti amerikan gjatë një interviste të shkurtër telefonike me median amerikane Axios.

Theksimi i Trumpit se fundi i luftës është vetëm vendim i tij, erdhi pasi ai tha se çdo vendim për përfundimin e luftës do të merret bashkërisht me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë për Axios se po përgatiten që lufta të zgjasë të paktën dy javë të tjera.

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, tha në një mesazh video të postuar në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X të mërkurën se "sulmet nga Washingtoni kanë shkatërruar më shumë se 5.500 objektiva dhe mbi 60 anije, duke përfshirë të gjitha anijet luftarake të klasit Sulaymani të Iranit dhe se baza industriale dhe marina e Iranit janë kufizuar ndjeshëm".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın