Bota

Trump kritikon komentet e Macron-it për NATO-n

"Askush nuk ka më shumë nevojë për NATO-n se Franca", tha presidenti i SHBA-së

Vakkas Doğantekin   | 03.12.2019
Trump kritikon komentet e Macron-it për NATO-n

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se komentet e homologut të tij francez Emmanuel Macron pë NATO-n janë "fyese" dhe "shumë mosrespektuese", raporton Anadolu Agency (AA).

"Askush nuk ka nevoj për NATO-n më shumë se Franca", tha Trump në një paraqitje të përbashkët me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg para samitit të aleancës në Londër.

Ai shtoi se është "shumë e rrezikshme" për Francën të bëjë komente të tilla, ndërsa theksoi se reagimi i Turqisë ndaj këtyre komenteve ka qenë "interesant". 

Më herët gjatë nëntorit, Macron e quajti NATO-n "truvdekur" në një intervistë me "The Economist". Ai gjithashtu shprehu dyshime për zbatueshmërinë e parimit të mbrojtjes kolektive, duke thënë se SHBA ka treguar shenja të "kthimit të shpinës" ndaj aleatëve të saj ushtarakë pasi ajo "e ka demonstruar këtë bindshëm me tërheqjen e papritur të trupave të saj nga verilindja e Sirisë muajin e kaluar".

Duke folur për krizën tarifore midis SHBA-së dhe Francës, Trump tha: "Nuk dua që Franca të taksojë kompanitë amerikane, nëse dikush i takson kompanitë amerikane, ajo është SHBA, jo Franca".

Administrata Trump të hënën propozoi tarifa mbi importet franceze me vlerë deri në 2,4 miliardë dollarë, përfshirë djathin, buzëkuqin, çantat dhe verën e gazuar, në një përgjigje ndaj taksave të Francës ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane, përfshirë Google, Amazon dhe Facebook.

Në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, Trump tha se Washingtoni ka marrëdhënie të mira me Ankaranë.

"Qëndruam mjaft gjatë në kufijtë e tyre, tashmë u tërhoqëm. Bëjnë punë të mirë", theksoi presidentin amerikan.

"Në operacionin kundër Baghdadit, Turqi ndihmoi shumë. Nuk mund të kishin bërë më mirë, nuk mund të na kishin mbështetur më shumë", shtoi Trump, duke iu referuar operacionit të forcave amerikane në muajin tetor, në të cilin u vra kreu i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ai po ashtu kritikoi qeverinë e mëparshme amerikane, pasi tha se Turqia është detyruar "të trokiste në dyer të tjera" kur ish-administrata refuzoi t'ia shesë raketat Patriot.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se Turqia ka ndaluar operacionin ushtarak në veri të Sirisë, tha se "Ka një ulje serioze të dhunës. Tani e tutje duhet të përpiqemi për zgjidhje politike".

Ai tha se Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe se për këtë mjafton të shikohet kufiri.

"Turqia luan rol kyç në luftën kundër DEASH-it. Nuk do të ishte e mundshme që DEASH të mposhtet nëse bazat në Turqi nuk do të përdoreshin", u shpreh Stoltenberg.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın