Bota

Trump i kërkon Evropës “të marrë mbrapsht” terroristët e DEASH-it

"Shtetet e Bashkuara u kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë që të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarë të ISIS (DEASH) që kapëm në Siri dhe t'i gjykojnë" shkroi Trump në Twitter

Servet Günerigök  | 17.02.2019 - Përdıtësım : 17.02.2019
Trump i kërkon Evropës “të marrë mbrapsht” terroristët e DEASH-it

Washington

WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të shtunën vonë u kërkoi shteteve evropiane të "marrin prapa" qindra terroristë të huaj të DEASH-it të kapur në Siri dhe t'i ndjekin penalisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shtetet e Bashkuara u kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë evropianë që të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarë të ISIS (DEASH) që kapëm në Siri dhe t'i gjykojnë" shkroi Trump në Twitter.

“Kalifati është afër kolapsit. Alternativa tjetër jo e mirë është se do të detyrohemi t’i lirojmë ata”, paralajmëroi ai.

Ai tha se SHBA-të nuk dëshirojnë të shohin se si terroristët e DEASH-it “depërtojnë në Evropë, ku edhe pritet të shkojnë”.

Presidenti amerikan përsëriti planin e tij për të tërhequr trupat e SHBA-ve nga Siria. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın