Bota

Trump fal ish-këshilltarin Michael Flynn

"Është nderi im i madh të njoftoj që Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë falje e plotë", tha Trump

Servet Günerigök  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
Trump fal ish-këshilltarin Michael Flynn

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nxori “falje të plotë” për ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Është nderi im i madh të njoftoj që Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë falje e plotë. Urime Gjeneralit Flynn dhe familjes së tij të mrekullueshme. E di që tani do të kesh një Ditë Falënderimesh vërtet fantastike", shkroi Trump në Twitter.

Lajmi erdhi pasi CNN raportoi se përveç Flynn, ka pasur diskutime në Shtëpinë e Bardhë për faljen e disa njerëzve në rrethin e ngushtë të Trumpit.

Flynn ishte nën hetim në shkurt të vitit 2017 për një telefonatë me ambasadorin rus në SHBA dhe dha dorëheqjen nga posti i tij disa javë më vonë.

Në fund të vitit 2017, ai u shpall fajtor për gënjim të FBI-së gjatë hetimit të Këshilltarit Special Robert Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në fillim të muajit maj, Departamenti i Drejtësisë bëri një veprim jashtëzakonisht të rrallë, duke rrëzuar rastin kundër tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın