Muhammed Enes Çallı
28 nëntor 2024•Përditësim: 03 dhjetor 2024
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbrëmë u takua me shefin ekzekutiv të kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, në resortin e tij Mar-a-Lago Club në Florida, transmeton Anadolu.
Mediat amerikane njoftojnë se ish-presidenti Trump kishte një darkë me themeluesin e medias sociale Facebook, duke rikujtuar se Trump është i bllokuar nga kjo platformë.
Një zëdhënës i kompanisë Meta konfirmoi darkën për CBS News, duke thënë se Zuckerberg ishte mirënjohës për ftesën dhe mundësinë për t'u takuar me anëtarët e ekipit të Trumpit në lidhje me administratën e ardhshme.
Stephen Miller, i nominuar si zëvendësshef i stafit për mandatin e dytë të Trumpit, tha gjithashtu se Zuckerberg dhe liderët e tjerë të biznesit dëshirojnë të mbështesin politikat ekonomike të Trumpit.
"Marku, padyshim, ai ka interesin e tij, ka kompaninë e tij dhe ka agjendën e tij", tha Miller në një intervistë për Fox News, duke shtuar:
“Por ai e ka bërë të qartë se dëshiron të mbështesë rinovimin kombëtar të Amerikës nën udhëheqjen e Trumpit”.