Hakan Çopur
13 Prill 2018•Përditësim: 13 Prill 2018
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren britanike, Theresa May, gjatë të cilës u bisedua për përgjigje të përbashkët ndaj përdorimit të armëve kimike në SIri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë shpalosi njoftimin lidhur me bisedën e Trump dhe May.
“Dy udhëheqësit vazhdojnë bisedimet mbi nevojën për përgjigje të përbashkët ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri”, theksohet në njoftimin.