Eshat Fırat
23 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
BETLEHEM (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është takuar sot me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Betlehem, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të turneut të parë jashtë vendit pas vizitës në Arabinë Saudite dhe Izrael, presidenti amerikan arriti në Betlehem në Bregun e pushtuar Perëndimor, të cilin e priti presidenti palestinez Mahmoud Abbas.
Abbas në paraqitjen e mbrëmshme televizive deklaroi se është detyrë e udhëheqjes palestineze për të gjetur zgjidhjen e çështjes palestineze.
Pas takimit, Abbas dhe Trump do të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi, ndërsa Trump në vizitën në Palestinë do të qëndrojë gjithsej një orë.
Trump mbrëmë pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm për bashkëpunim me Izraelin dhe Palestinën në procesin e ripërtëritjes së procesit të paqes dhe zgjidhjen e krizës së Lindjes së Mesme.
Në turneun e tij të vizitave, Trump do të duhet të vizitojë edhe Vatikanin, ku do të takohet me prijësin e Kishës Romëkatolike, Papa Françeskun.