Recep Canik
10 Mars 2018•Përditësim: 10 Mars 2018
NAIROBI (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili arriti në Kenia në kuadër të turneut të tij në Afrikë, ka anuluar takimet e ditës së parë në kryeqytetin Nairobi për shkak të problemit shëndetësor.
Nënsekretari amerikan i Shtetit, Steve Goldstein, në një deklaratë me shkrim, ka konfirmuar se Tillerson për shkak të ritmit intensiv të kaluar në vendin e tij për çështjet e rëndësishme si Koreja e Veriut nuk ndjen mirë veten, dhe për këtë shkak ka anuluar takimet e ditës së parë në Kenia.
Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se sëmundja e tij nuk është serioze dhe programet e anuluara mund të zhvillohen në ditët e ardhshme.
Tillerson në kuadër të turneut afrikan sot kishte mbërritur në Kenia pas Etiopisë.
Kreu i diplomacisë amerikane pritet që deri të hënën të qëndroj në Kenia, ndërsa më pas do të vizitojë Xhibutin, Çadin dhe Nigerinë.