Michael Hernandez
03 Maj 2019•Përditësim: 06 Maj 2019
Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta dekorojë me "Medaljen Presidenciale të Lirisë", legjendën e golfit Tiger Woods, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, bëri të ditur se eventi i ndarjes së medaljes do të zhvillohet të hënën në "Rose Garden".
Trump ka folur shpesh në favor të golfistit Woods duke mos kursyer fjalët e mira, ndërsa së fundmi ka lavdëruar kampionin e golfit pasi fitoi Mastersin e tij të pestë dhe turneun e 15-të të Madh në prill, pas çka njoftoi se do të nderoj golfistin me famë botërore duke i ndarë një medalje.
"Bisedova me Tiger Woods për ta uruar për fitoren e madhe që kishte dje në 'The Masters' njëherësh për ta informuar se nga shkaku i suksesit të tij marramendës dhe rikthimit në sportin e Golfit, do ta nderoj me 'Medaljen Presidenciale të Lirisë'", tha Trump në një postim në Twitter.
Medalja në fjalë nderon individët që kanë dhënë kontribut për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për interesat kombëtare, paqen botërore, ose për përpjekjet kulturore, dhe për herë të parë është bërë sipas urdhrit ekzekutiv nga vitit 1963 nga presidenti John F. Kennedy.