Levent Tok
05 shtator 2017•Përditësim: 06 shtator 2017
ANKARA (AA) - Forcat e regjimit të Bashar al Asadit kanë njoftuar se kanë thyer rrethimin e organizatës terroriste DEASH në qendër të qytetit Dejrizor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit, mësohet se forcat e regjimit kanë thyer rrethimin duke arritur në Brigadën 137 të Artilerisë në qendër të Dejrizor-it, që ndodhet në kufirin me Irakun.
Forcat e regjimit të cilat përparojnë nën ombrellën ajrore të Rusisë duke rimarrë në muajin mars rajonin Tedmur (Palmira) në perëndim të qytetit Humus, iu mundësuan anëtarëve të DEASH-it të mbledhur në shkretëtirën e Humusit të përparonin drejt Dejrizor-it.
Forcat e regjimit në fillim të muajit të kaluar pasi morën nën kontroll rajonin Sukne në lindje të Humus-it, më pas morën nën kontroll edhe malin Birsheja si dhe në lindje të tij fshatrat Bir Kusejbe, Tar El Tarfavi dhe Kasr Tarfavi. Në këtë mënyrë regjimi hyri nga perëndimi në kufirin e Dejrizor-it.
Një pjesë e madhe e Dejrizor-it ku sipas regjistrimit të fundit jetojnë afërsisht 230 mijë njerëz, ndodhet nën kontrollin e DEASH-it që nga korriku i vitit 2014.
DEASH-i i cili dominonte në pjesë rurale të qytetit mbante nën rrethim forcat e regjimit në qendër dhe zonat përreth saj.