Ömer Tuğrul Çam
24 shkurt 2022•Përditësim: 24 shkurt 2022
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të "ndalojë menjëherë këtë luftë", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh në rrjetet sociale, Michel theksoi se ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ka dërguar një mesazh solidariteti me Ukrainën.
Duke përsëritur dënimin e tij të fortë për ndërhyrjen ushtarake në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, Michel tha se do të mbahet gjithashtu një samit i BE-së dhe se udhëheqësit e G7 do të takohen sot.
Duke thënë se në këto takime do të diskutohen hapat e rinj kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, Michel tha: "I bëj thirrje presidentit rus Vladimir Putin që ta ndalojë këtë luftë menjëherë".
Sot në mëngjes, Putin njoftoi se ka nisur një operacion special ushtarak në Donbas në Ukrainën lindore.