Alperen Yurtoğlu
24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
DAVOS (AA) - Hapat e hedhur për luftën kundër terrorizmit, krizës së refugjatëve dhe problemit të Qipros ishin temat që dolën në pah në Forumin Ekonomik Botëror të 46-të (WEF), i organizuar në Davos të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në forum u diskutuan shumë tema si ndryshimet klimaterike, kriza e refugjatëve, lufta kundër terrorizmit dhe çmimet e ulta të naftës.
Veçanërisht kriza e refugjatëve e cila vazhdon të jetë në axhendën e BE-së ishte një nga temat më të diskututara në takimet bilaterale. Liderët e BE-së në mbledhje dhe fjalime të ndryshme vunë në dukje rëndësinë e qendrimit pranë ndaj Turqisë të vendeve të Europës për zgjidhjen e këtij problemi.
Kyreministri turk, Ahmet Davutoğlu në fjalimet e mbajtura gjatë forumit i bëri thirrje liderëve botërorë për bashkëpunim. ''Ne nuk duam para nga Bashkimi Europian, nuk takohemi për para. Kjo është detyra jonë njerëzore dhe kriza e refugjatëve është një krizë globale'' është shprehur Davutoğlu duke i'u bërë thirrje liderëve për bashkëpunim më të gjërë.
Ndëkohë liderët e BE-së kanë thënë se për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme është e nevojshme të përdoren mekanizmat e përbashkëta të vendim-marrjes.
"E ardhmja e Schengen-it varet nga zgjidhja e krizës së refugjatëve"-
Shefja e FMN-së, Christine Lagarde është shprehur se e ardhmja e Schengen-it varet nga zgjidhja e krizës së refugjatëve dhe se refugjatët do të ndikojnë në rritjen ekonomike të vendeve.
''Jemi duke punuar që krizën e refugjatëve ta kthejmë në pozitive. Nuk mund të jemi indifernet ndaj përmasave të kësaj krize'' tha Guvernatori i Bankës Qendrore të Bashkimit Europian, Mario Draghi, por theksoi se refugjatët mund të jenë një potencial ekonomik.
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck deklaroi se migrimi mund të jetë një forcë shtyse për rritjen ekonomike dhe se kjo mund të krijojë shance në këtë drejtim. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera të Europës të bashkëpunojnë me Gjermaninë përsa i përket krizës së refugjatëve dhe zgjidhjes së saj. ''Pranimi i refugjatëve të prekur nga lufta është një detyrë njerëzore dhe humanitare e jona. Patjetër që duhet të harxhojmë para për mbrojtjen e refugjatëve që kanë nevojë për një gjë të tillë'' është shprehur ai ndër të tjera.
Në ditën e dytë të takimeve tema që doli më shumë në pah ishte ajo e takimeve për zgjidhjen e problemit të Qipros. Për herë të part Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı dhe ai i Qipros Jugore Greke, Nikos Anastasiadis morën pjesë bashkarisht në një platformë ndërkombëtare.
Akıncı vuri në dukje vendosmërinë për ngritjen e një federate me kushte të barabarta politike për dy etnitë të pranishme në ishull. ''Po punojmë pa pushuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qendrueshme, si dy lider të një gjenerate të përbashkët. Jemi të vetëdijshëm që kjo është prova e fundit për bashkimin e ishullit'' është shprehur ai.
-Ndryshimet klimaterike-
Në forumin e emërtuar si ''Revulucioni i Katërt i Industrial'' në fjalimin e tij të mbajtur pas marrjes së një çmimi për shkak të përpjekjeve të tij ambientaliste aktori i njohur i kinemasë Leonardo DiCaprio, hodhi akuza ndaj kompanive të gazit dhe qymyrit duke i cilësuar ato si ''të pangupura''.
Ndërkohë një nga temat e diskutuara në këtë forum ishte edhe virusi Ebola i cili mori rreth 11 mijë jetë njerëzish në Afrikën Perëndimore. Nga ana tjetër nga shoqatat botërore të vaksinimit (GAVI) vihet në dukje se do të harxhojnë 5 milionë dollarë për të ndihmuar në prodhimin e vaksinës kundër virusit Ebola.
Gjatë punimeve të Forumit në Davos një tjetër temë shumë e diskutuar prapa dyerve të mbyllura ishte ajo e krizës në Lindjen e Mesme. E ardhmja e Sirisë, lufta kundër DAESH-it si dhe takimet mbi situatën në Siri të cilat mbahen në Gjenevë ishin disa nga këto toma.