Ata Ufuk Şeker
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
DAVOS (AA) – Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May në Forumin e 47-të Ekonomik Botëror (WEF), i cili po mbahet në Davos të Zvicrës, ka thënë se Britania e Madhe do të jetë lider botëror në tregtinë globale, raporton Anadolu Agency (AA).
May theksoi se pabarazitë të cilët konsiderohen përgjegjës për globalizimin, janë shkaktarë të përçarjeve politike në vend dhe se mendon që pavarësisht pasurisë në botë, shumë njerëz nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë.
Ajo theksoi se rritja e globalizimit i frikëson njerëzit dhe se për shumë njerëz, globalizimi nënkupton humbje të vendeve të punës dhe rënie të çmimeve.
Kryeministrja May shtoi se me vendosmëri do të angazhohet për tregje të lira, tregti të lirë dhe globalizimin.