Mohamad Misto,Selen Temizer
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
RAKKA (AA) - Qyteti i Rakkas në Siri i cili është rrënuar nga sulmet e ashpra të SHBA-ve dhe organizatës terroriste PKK/PYD si dhe në përleshjet me DEASH-in, po plaçkitet. Terroristët e PKK/PYD nuk u lejojnë banorëve të qytetit të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).
PKK/PYD me operacionin e mbështetur nga SHBA-të të cilin e nisi më 6 qershor, nxorri nga qyteti i Rakkas organizatën terroriste DEASH me 17 tetor.
Gazetari i AA-së pasi ka hyrë në qytet ka marrë disa pamje ku shihet se Rakka është shdërruar pouthuajse tërësisht në një rrënojë.
Gjithashtu vërehet se ndërtesat në të dyja anët e rrugëve janë shembur plotësisht dhe se automjetet kanë mbetur nën rrënoja.
Në pamje shihen çatitë e shkatërruara të dyqaneve si pasojë e sulmeve të ashpra janë shembur çatitë e dyqaneve. Dyqanet janë të boashatisura pasi janë thyer qepenat.
Banorët lokalë kanë dhënë informacionin për gazetarin e AA-së se terroristët e PKK/PYD-së kanë plaçkitur shtëpitë dhe dyqanet ndërsa sendet e plaçkitura i kanë shitur në rajonet Ajn Isa dhe Resulajn rajone të cilat janë nën kontrollin e organizatës.
Banorët e Rakkas kanë shpjeguar se banorët e lagjes Sabahije të cilët ishin larguar nga konfliktet kanë dashur të kthehen në shtëpitë e tyre, por janë penguar nga terroristët e PKK/PYD.
Rrjeti i aktivistëve "Rakka po masakrohet në heshtje" ka njoftuar se përgjatë sulmeve të SHBA-ve dhe PKK/PYD-së kanë humbur jetën afërsisht 2000 civilë dhe se më shumë se 450 të tjerë janë detyruar të migrojnë. Rrjeti gjithashtu ka thënë se 90 përqind e qytetit është shkatërruar.