Lejla Bıogradlıja,Mustafa Talha Öztürk
05 Shkurt 2020•Përditësim: 06 Shkurt 2020
Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) aplikimet e para të huaja do t'i marrë nga vendet e Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Aplikimet e projekteve nga jashtë vendit për aktivitetin më të madh të teknologjisë në Turqi "TEKNOFEST", që do të organizohet mes datave 22-27 shtator në qytetin Gaziantep, do të mund të bëhen mes datave 17-21 shkurt në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre (YEE).
Përfaqësues të YEE-ve në vendet e Ballkanit u takuan në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ku zhvilluan një mbledhje koordinimi për të vlerësuar kushtet e aplikimeve që përfshijnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të vendeve të rajonit.
Aplikimet që do të bëhen nëpërmjet Fondacionit T3, përfshijnë mbi 23 fusha të ndryshme ndërsa nxënësit aplikimet e të cilëve do të pranohen, do të shkojnë në Gaziantep ku do të organizohet "TEKNOFEST"-i.
Me anë të aplikimeve të projekteve, synohet promovimi i "TEKNOFEST"-it jashtë vendit si dhe rritja e iniciativës kombëtare të teknologjisë.
Në "TEKNOFEST" do të organizohen gara teknologjike në 23 kategori, përfshirë inovacionin bioteknologjik, teknologji arsimore, dizajnim i helikopterëve, dizajnim i motorëve "jet", teknologji bujqësore, teknologji të mjedisit dhe energjisë dhe transport "smart".
Për të mbështetur projektin e mijëra të rinjve që punojnë në këto fusha, ekipeve që do ta kalojnë fazën eliminatore do t'u shpërndahet gjithsej 4 milionë lira (rreth 600 mijë euro) mbështetje për materialet.
Ndërsa ekipet që do të arrijnë sukses në garën e "TEKNOFEST"-it që do të organizohet në Gaziantep, do të fitojnë mbi 3 milionë lira (afër gjysmë milion euro) çmim.
Vitin e kaluar në 19 kategori, nga 81 qytete të Turqisë si dhe 122 shtete të ndryshme në botë aplikuan 17.373 ekipe dhe 50 mijë nxënës.