Mustafa Melih Ahıshalı
11 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
TEHERAN (AA) - Një i ri 20 vjeçar i ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Ministrisë së Punës të Iranit, në kryeqytetin Teheran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Laburiste Iraniane të Lajmeve (ILNA), një person 20 vjeçar është plagosur rëndë pasi ka djegur veten duke hedhur benzinë pranë Ministrisë së Punës në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Sipas informacioneve nga policia e Teheranit, personi në fjalë ka bërë këtë akt të protestës pranë ndërtesës ku punon për shkak të problemeve familjare.
I riu nga Irani i cili është plagosur rëndë, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.