Ahmet Furkan Mercan
08 Shkurt 2022•Përditësim: 08 Shkurt 2022
Tajvani do të heqë kufizimet e importit për produktet ushqimore japoneze për shkak të aksidentit në Fukushima pas tërmetit dhe cunamit në vitin 2011, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kabinetit të Tajvanit, Lo Ping-cheng në një konferencë për media tha se administrata e Tajvanit planifikon të heqë së shpejti kufizimet e importit pas aksidentit të vitit 2011.
Ai theksoi se Tajvani planifikon të heqë kufizimet "deri në fund të muajit" duke "rregulluar në mënyrë të arsyeshme". "Tajvani do të zbatojë masa më të rrepta sesa standardet globale për produktet e importuara", tha Lo Ping-cheng.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Ministria e Jashtme japoneze e ka mirëpritur vendimin e Tajvanit.
Më tej thuhet se lëvizja e administratës së ishullit mund të jetë pritshmëria e udhëheqësit të Tajvanit, Tsai Ing-wen nga Qeveria e Tokios për pjesëmarrjen e Tajvanit në Partneritetin Tregtar Trans-Paqësor (TPP).
Pas heqjes së kufizimeve, produktet e rritura në provincat bregdetare verilindore të provincave Fukushima, Chiba, Tochigi, Ibaraki dhe Gunma do të arrijnë te klientët tajvanezë.