Ahmet Furkan Mercan
28 Shtator 2021•Përditësim: 29 Shtator 2021
Tajfuni "Mindulle" që është shfaqur në Oqeanin Paqësor dhe vazhdon duke rritur intensitetin po përparon drejt Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Japoneze e Meteorologjisë (JMA) paralajmëroi në lidhje me tajfunin "Mindulle" që është drejtuar kah ishulli jugor japonez Okinotorishima nga Deti i Filipineve.
Sipas parashikimeve të JMA, tajfuni që lëviz me shpejtësi 180 kilometra në orë, pritet të krijojë valë prej 6-8 metrash që do të godasin ishullin Okinawa.
Tajfuni do të marrë nën ndikim për dy ditë rajonin e ishujve, më pas duke lëvizur drejt verilindjes, më 1 tetor do t'u afrohet ishujve Izu të kryeqytetit Tokio.
JMA gjithashtu njoftoi se tajfuni "Mindulle" në pjesët jugore dhe juglindore të vendit do të sjellë erëra të forta, valë të larta dhe reshje të dendura.