Yusuf Özcan
28 Shtator 2021•Përditësim: 29 Shtator 2021
Ministria e Jashtme e Francës njoftoi se prej një kohe të gjatë kanë mbështetur zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Agnes von der Mühll dha përgjigje me shkrim në pyetjen e një gazetari se "Presidenti i Turqisë (Recep) Tayyip Erdoğan deklaroi se ka një udhërrëfyes me qëllimin për të ‘zënë ngushtë‘ 5 anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së për të zgjeruar të drejtat e anëtarëve të OKB-së. Çfarë mendon Franca për këtë çështje?".
"Franca prej një kohe të gjatë mbështet zgjerimin e KS-OKB-së. Franca është pro zgjerimit të KS-OKB-së në dy kategori edhe për anëtarët e përhershëm edhe për ato të përkohshëm", deklaroi Mühll, e cila shtoi se në këtë drejtim mbështet anëtarësimin e përhershëm të Gjermanisë, Brazilit, Indisë dhe Japonisë si dhe rritjen e pranisë së saj mes anëtarëve të përhershëm dhe të përkohshëm të vendeve afrikane.
Në një deklaratë në Türkevi (Shtëpia turke) në New York të SHBA-së më 23 shtator, presidenti Erdoğan rikujtoi se nëpërmjet librit të tij "Një botë më e drejtë është e mundur" ka shprehur mendimin e tij se OKB-ja dhe kryesisht Këshilli Sigurimit ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse.
"Vendet afrikane duhet të kenë mundësinë për anëtarësim të përhershëm në KS të OKB-së", ka deklaruar Erdoğan, duke shtuar se "Kur ta arrijmë këtë, atëherë të gjitha shteteve në botë do t'u jepet me të vërtetë një e drejtë. Në të kundërtën, një botë e tillë nuk është një botë e jetueshme".
Është rikujtuar se presidenti Erdoğan ka propozuar që reforma fillimisht duhet të fillojë me heqjen e kompetencës së vetos së Këshillit të Sigurimit. Në pyetjen "A do të ndërmerrni ju një hap për të mbledhur anëtarët e tjerë dhe për të siguruar dakordësim në këtë drejtim" u përgjigj se "Hapin radikal po e shpreh atje. Cili është ai hap radikal? Për këtë çështje, ne do t'i zëmë ngushtë këto anëtarë të përhershëm nëse të gjitha 189 vendet përveç 5 anëtarëve të përhershëm do të ndërmarrin një hap të vendosur".
"Ka një udhërrëfyes për t'i zënë ngushtë këto anëtarë të përhershëm. Çfarë është ky udhërrëfyes? Me imponime shkresore ndaj Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe me një ndjekje intensive në botë për këtë çështje, mund të kapim mundësinë për të ndërmarrë disa hapa me mbledhjen e një asambleje të përgjithshme të jashtëzakonshme kur është e nevojshme", potencoi Erdoğan.