Sümeyye Dilara Dinçer
09 Nëntor 2021•Përditësim: 09 Nëntor 2021
Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka ndodhur në shtetin e Amerikës Qendrore, Nikaragua, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 35 kilometrash, 61 kilometra në jug të qytetit Masachapa, sipas deklaratës së bërë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Në tërmetin që ka ndodhur në det, nuk është raportuar ende për viktima ose dëme materiale.
Vendi bën pjesë në të ashtuquajturin "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
Nikaragua më 8 korrik 2000 ishte goditur nga një tërmet me magnitudë 5,9 ballë, ndërsa kishin humbur jetën 12 persona.