Ahmet Furkan Mercan
12 Dhjetor 2020•Përditësim: 13 Dhjetor 2020
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur rajonin Iwate që ndodhet në brigjet e Oqeanit Paqësor në verilindje të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti me magnitudë 5.5 është regjistruar në orën 16:19 sipas kohës lokale në rajonin Iwate në verilindje të vendit.
Tërmeti me një thellësi prej 50 kilometrash është ndjerë edhe në rajonin Aomori.
Agjencia nuk ka lëshuar paralajmërim për cunami.