Bota

Tërmet 5,9 ballë godet Iranin jugperëndimor

Sipas vlerësimeve paraprake, u njoftua se një person është plagosur dhe disa shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tërmetit

Bilal Güler  | 18.04.2021 - Përdıtësım : 19.04.2021
Tërmet 5,9 ballë godet Iranin jugperëndimor

Ankara

Një tërmet me intensitet 5,9 ballë ndodhi në provincën Bushehr në Iranin jugperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit është në rrethin Guneve, u regjistrua në orën 11:11 me kohën lokale.

Sipas vlerësimeve paraprake, u njoftua se një person është plagosur dhe disa shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tërmetit.

Pas tërmetit, i cili u raportua të ketë ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash, janë regjistruar shtatë lëkundje të tjera në të njëjtin vend, më e madha prej të cilave ishte me fuqi 4,5 ballë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın