Hamdi Yıldız
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Organizata Britanike e Tregtisë Detare (UKMTO) njoftoi se një anije është sulmuar në jug të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ueb faqen e UKMTO-së, thuhet se sulmi ka ndodhur në ujërat e Gjirit Aden.
Nuk u bë i ditur identiteti i anijes dhe informacioni rreth sulmit, ndërsa ende askush nuk e mori përsipër sulmin.
Sipas lajmeve në mediat e Jemenit, thuhet se anija e sulmuar është e kompanisë britanike Stolt dhe se sulmi është kryer nga piratët.