İlyas Tayfun Salcı
21 qershor 2020•Përditësim: 21 qershor 2020
Policia britanike njoftoi se sulmi me thikë që ndodhi mbrëmë në një qytezë në afërsi të kryeqytetit të Londrës dhe i cili rezultoi me vdekjen e 3 personave është një akt terrorist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga policia Thames Valley, mësohet se sulmi i kryer në qytezën Reading, rreth 60 kilometra nga Londra është shpallur akt terrorist.
Në sulmin e kryer mbrëmë humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Në lidhje me ngjarjen u arrestua një person i moshës 25 vjeçare në vendin e ngjarjes.
Në lajmet në median lokale u pretendua se i dyshuari ishte një refugjat me origjinë nga Libia.