Gülşen Topçu
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
BAGDAD (AA) – Sulmet terroriste gjatë 12 viteve të fundit i kanë shkaktuar dëm financiar Irakut në vlerë prej 31 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e Ministrisë së Planifikimit të Irakut theksohet se dëmi i shkaktuar institucioneve qeveritare është 30 miliardë, institucioneve joqeveritare 1.4 miliardë, ndërsa dëmi i shkaktuar në infrastrukturë vlerësohet në 133 milionë dollarë.
Raporti ka të bëjë me periudhën prej vitit 2004 – 2016. Në nivel të qarkut, dëm më i madh është shkaktuar në Anbar. Dëmi financiar nga shfaqja e organizatës terroriste DAESH në vitin 2014 është për 61 përqind më i lartë në krahasim me periudhën para paraqitjes së organizatës.
Në raport nuk përfshihet dëmi i shkaktuar në monumentet historike, si dhe dëmi në rajonet që gjenden nën kontroll të DAESH-it.