Hasan Esen
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
ANKARA (AA) – Sulmet terroriste që janë organizuar në shtete të ndryshme në Evropë që nga viti 2004 kanë shuar jetën e qindra personave. Më i përgjakshmi prej këtyre ishte sulmi me bombë në tri trene të ndryshme në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, si pasojë e të cilit jetën humbën 191 persona, shkruan Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përpiluara nga gazetari i AA-së, sulmi në qytetin Nice të Francës i cili mori jetën e 84 personave dhe shkaktoi shumë të lënduar, rikujton sulmet e mëdha terroriste të kohëve të fundit në qytetet e Evropës.
Ndërsa sulmet me bombë që u organizuan në vitin 2004 në tri trene të ndryshme të Madridit janë regjistruar si sulmet më të përgjakshëm, sulmet terroriste të kohëve të fundit janë realizuar nga persona që kanë lidhje me DAESH-in.