İdris Okuducu
18 maj 2016•Përditësim: 18 maj 2016
MOSUL (AA) - Në konfliktet e ndodhura si rezultat i 11 sulmeve kamikaze të organizatës terroriste DAESH të ndërmarra kundër pozicioneve Peshmerge në qytetin Mosul të Irakut që mbahet nën kontroll nga DAESH-i kanë humbur jetën 61 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Forcave Speciale (Zerevani) të lidhura me Ministrinë për Peshmergët në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut gjeneral Brigade Behçet Tejmez, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se "Organizata terroriste DAESH në orët e para të mëngjesit ka kryer sulme me gamë të gjerë me 11 akte kamikaze në rajonet e Mosulit të vjetër dhe në frontin Keske në qytetin Mosul. Nga konfliktet pas sulmeve kanë humbur jetën 60 militantë".
Ai ka deklaruar se militantët kanë tentuar të afrohen pranë fronteve të Peshmergëve dhe pasi janë diktuar se në trup mbanin jelekë me bomba ata janë neutralizuar. Tejmez ka konfirmuar se "pas konflikteve 11 trupa të terroristëve kanë rënë në duart e forcave Peshmerge".