Halit Süleyman
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
IDLIB (AA) - Në një sulm ajror të avionëve rusë dhe atyre të regjimit, ndaj qendrave të banuara në Eriha dhe Telbise të Idlib-it, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA, ka marrë nga ekipet e mbrojtjes civile thuhet se sulmet janë zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme. Burimet thanë se si rrjedhojë e sulmeve të një avioni rus në Eriha të Idlibit, 3 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.
Nga ana tjetër avionët e regjimit të Asadit kanë sulmuar civilët në Telbise të Idlib-it. Në këtë sulm 7 persona kanë mbetur të vrarë.
Ekipet e mbrojtjes civile thanë gjithashtu se krahas viktimave dëmet materiale kanë qenë të shumta si pasojë e këtyre sulmeve.