Dejan Maksimoviç
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
SARAJEVË (AA) – Futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësuesi i Argjentinës, Lionel Messi, arriti sot në mëngjes në gjykatë në Barcelonë për t'u përgjigjur në akuzat për fshehje të tatimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Lionel Messi dhe babai i tij Jorge, i cili menaxhon me financat e tij, akuzohen se në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2009 kanë fshehur tatim dhe në këtë mënyrë kanë mashtruar shtetin e Spanjës për më shumë se katër milionë euro.
Autoritetet pohojnë se kanë shfrytëzuar parajset tatimore në Belizë dhe Uruguaj për të fshehur pasqyrën reale të fitimit.
Agjencia spanjolle e tatimit kërkon dënime të ashpra financiare dhe burg. Nga ana tjetër dyshja Messi mohon të gjitha akuzat.