Ekip
24 Korrik 2017•Përditësim: 25 Korrik 2017
SCHAUFFHAUSEN (AA) – Pesë persona janë plagosur prej të cilëve dy më rëndë, gjatë një sulmi në qytetin Schaffhausen të Zvicrës, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e policisë Cindy Beer deklaroi për televizionin SRF se policia u lajmërua për një incident rreth orës 10:40 sipas kohës lokale, në të cilin pesë persona janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë kur një person me sharrë elektrike sulmoi kalimtarët në qytetin Schaffhausen të Zvicrës.
Policia zvicerane në kërkim të sulmuesit
Policia identifikoi personin me fytyrë të shprishur. Besohet se vozit automjet të llojit Volkswagen me targa zvicrane.
Pas sulmit që ndodhi sot në mëngjes pas orës 10, në spital u shtrinë pesë persona, ndërsa dy janë në gjendje kritike.
Nga policia theksuan se sulmi nuk ndërlidhet me terrorizëm dhe se në mënyrë intensive kërkojnë sulmuesin i cili është në arrati.
Ekipet policore dhe të ndihmës së shpejtë janë në terren, ndërsa një helikopter fluturon përreth kufirit gjerman.
Disa pjesë të qytetit në veri të vendit, në kufi me Gjermaninë, janë bllokuar pas incidentit.