Erdoğan Çağatay Zontur
28 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Së paku një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të djeshëm të armatosur në sinagogë në shtetin federal amerikan të Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sinagoga Congregation Chabad në San Diego mbrëmë ishte objektiv i sulmit të armatosur, ndërsa sherifi Bill Gore bëri të ditur se gjatë sulmit e ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë të plagosur janë shtrirë të spital.
Gore po ashtu tha se është arrestuar një person 19 vjeçarë i cili dyshohet se ka kryer sulmin ndaj sinagogës edhe atë në ditën e fundit të festës hebreje Pesaha.
Nga policia në San Diego njoftuan se në qytet janë forcuar masat e sigurisë dhe se nuk ka arsye për panik dhe druajtje.