Nour Gelle Gedi,Murat Tan
22 Tetor 2017•Përditësim: 23 Tetor 2017
MOGADISHU (AA) – Të paktën 6 civilë humbën jetën si pasojë e një sulmi në qarkun Shabelle e Poshtme të Somalisë, ku si objektiv u mor një mjet i transportit publik, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryetari i Çështjeve të Sigurisë në qarkun Shabelle e Poshtme, Ali Nur, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se eksplozivi i cili ishte vendosur në magjistralen Shabelle të Mesme dhe Shabelle të Poshtme, ka shpërthyer në momentin kur po kalonte një minibus.
Nur tha se si pasojë e sulmit 6 nga 7 udhëtarët e minibusit humbën jetën dhe se në mesin e të viktimave ishin 2 gra.
Ai tha se pas sulmit në fjalë qëndron organizata terroriste Al-Shabab.
Më shumë se 300 persona humbën jetën dhe të paktën 200 të tjerë u plagosën në sulmet me bomba javën e kaluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.