Halit Süleyman
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmit ajror të kryer nga avionët ushtarakë rusë në rajonin që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në Halep, humbën jetën 8 persona ndërsa u plagosën 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes civile, avionët luftarakë të ushtrisë ruse kanë bombarduar lagjen Bustan el-Kasr të Halepit e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve.
Në këto sulme humbën jetën 8 civilë ndër të cilët edhe fëmijë ndërsa u plagosën 20 të tjerë. Të plagosurit u transferuan në spitalet e improvizuara në rajon.
Zyrtarët thanë se bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në rajon. Sipas tyre, avionët rusë dhe ata të regjimit bombarduan edhe rajonet tjera të qytetit.