Ekip
15 shtator 2016•Përditësim: 15 shtator 2016
ANKARA (AA) - Duke filluar nga e mërkura, trupat suedeze përgjithmonë do të vendosen në njërin nga dy ishujt e Suedisë në Detin Baltik, raporton Anadolu Agency (AA).
Ishulli Gotland ishte në qendër të debatit të mbrojtjes ushtarake në Suedi pas rritjes së tensioneve në rajonin Nordik për shkak të shqetësimit të fluturimeve të avionëve rusë në kufi apo shkeljes së hapësirës ajrore kombëtare.
Në lajmet e Televizionit Shtetëror Suedez (SVT) të mërkurën u plasua lajmi se Komandanti Suprem i Ushtrisë, Micael Byden kanë sjellë vendim për stacionimin e trupave në ishullin Gotland në Baltik gjashtë muaj para kohe.
"Situata në botë është përkeqësuar me kalimin e kohës dhe kjo ka ndikuar që ne të marrim vendimin për prani të përhershme ushtarake", tha ai për SVT.
Njëqind e pesëdhjetë ushtarë të cilët aktualisht janë duke u stërvitur në Gotland, e cila ka një popullsi prej 57.000 banorë, do të qëndrojnë në ishull.