Bota

Stuhia tropikale Pamela afrohet në brigjet e Meksikës

Pamela pritet të kthehet në veri dhe verilindje në një forcë të ngjashme me uraganin pranë majës jugore të gadishullit Baja të Kalifornisë

İdris Sülün  | 11.10.2021 - Përdıtësım : 11.10.2021
Stuhia tropikale Pamela afrohet në brigjet e Meksikës

Meksikë

Stuhia tropikale Pamela është vërejtur në bregdetin meksikan të Paqësorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stuhia e parë në brigjet e Paqësorit pritej të kthehej në një uragan para se të godiste bregdetin pranë portit Mazatlan.

Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA-së njoftoi se stuhia Pamela u shfaq rreth 810 kilometra në jug të rajonit Mazatlan dhe u zhvendos në drejtimin perëndim-veriperëndim me një shpejtësi prej 19 kilometrash në orë.

Siç raportohet, stuhia arriti një shpejtësi prej 85 kilometrash në orë në fuqinë e saj më të madhe.

Pamela pritet të kthehet në veri dhe verilindje në një forcë të ngjashme me uraganin pranë majës jugore të gadishullit Baja të Kalifornisë.

Qendra e Uraganëve paralajmëroi banorët e zonave që do të preken nga stuhia në ditët e fundit të javës për përmbytje të shpejta dhe erëra të forta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın