Bota

Stuhi në Itali, vdesin 12 persona

Numri i të vdekurve nga përmbytja dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga stuhia në Itali është rritur në 12 persona

Adem Şalvarcıoğlu  | 01.11.2018 - Përdıtësım : 02.11.2018
Stuhi në Itali, vdesin 12 persona

Ankara

ANKARA (AA) - Numri i të vdekurve nga përmbytja dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga stuhia në Itali është rritur në 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, numri i personave të vdekur nga stuhia është rritur në 12.

Rajoni Liguria ka qenë vendi më i ndikuar nga stuhia ku era ka arritur shpejtësinë deri në 180 kilmetra në orë. Më shumë se 20 mijë persona në rajon nuk kanë energji elektrike.

Gjithashtu edhe Venecia, qytet në verilindje të vendit është ndikuar nga moti i keq ku 75 për qind e pjesës tokësore të qytetit ka mbetur nën ujë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın