Spanjë, mbi 100,000 raste dhe 9,053 vdekje nga COVID-19
Gjatë periudhës së fundit 24 orëshe, 864 persona kanë humbur jetën, numri më i lartë deri më tani. Për pesë ditë rresht, vendi ka regjistruar mbi 800 vdekjeŞenhan Bolelli
01 Prill 2020•Përditësim: 01 Prill 2020
MadridSipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Spanjës sot janë konfirmuar 102,136 raste me COVID -19, ndërsa 9,053 vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë periudhës së fundit 24 orëshe, 864 persona kanë humbur jetën, numri më i lartë deri më tani. Për pesë ditë rresht, vendi ka regjistruar mbi 800 vdekje.
Gjithashtu, 7,719 persona tjerë u konfirmuan se kanë sëmundjen, si dhe 3,388 janë rikuperuar. Gjithsej mbi 22,000 persona janë shëruar nga sëmundja deri më tani në Spanjë.
Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, tha të martën se qeveria ka parë një "stabilizim" të rasteve të reja. Ndërsa nga mesi i marsit, 20 për qind më shumë raste janë raportuar çdo ditë, numri tani ka zbritur në një mesatare prej më pak se 10 për qind. Ende, aftësia e testimit në Spanjë mbetet e kufizuar në 15,000-20,000 teste në ditë.
CSIF (Sindikata Qendrore e Pavarur dhe Punonjësve Publikë), sindikata më e madhe e punëtorëve publik në Spanjë, të martën paraqiti një ankesë ligjore kundër ministrit të Shëndetësisë. Sindikata pretendon se paaftësia e qeverisë për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor shkel ligjet në lidhje me sigurinë në vendin e punës.
"Ata po na dërgojnë në luftë pa armë", tha në një deklaratë Miguel Bora, kreu i sektorit shëndetësorë të unionit.
Që nga e hëna, të paktën gjashtë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë vdekur në Spanjë nga COVID-19, ndërsa mbi 12 janë diagnostikuar me sëmundjen.
Për sa i përket viktimave totale, Spanja është vendi i dytë me prekjen më të madhe në botë.