Spanjë, mbahet protestë në mbështetje të Iranit
- Grupi u mblodh para ndërtesës së ambasadës së Iranit në Madrid duke mbajtur në duar flamuj të Iranit dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Ankara
MADRID (AA) - Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u mbajt protestë në mbështetje të Iranit, raporton Anadolu.
Grupi u mblodh para ndërtesës së ambasadës së Iranit në Madrid duke mbajtur në duar flamuj të Iranit dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.
Demonstruesit kundërshtuan presionet ndërkombëtare ndaj Iranit dhe protestuan kundër Izraelit.
Protestuesit përpara ambasadës së Iranit në Madrid brohoritën me slogane dhe mbajtën në duar flamuj të Iranit dhe Palestinës.